Secondary Adv

Rriten me shume cmimet ne Kosove, inflacioni ne prill 11.2 per qind

Rritja e çmimeve për produktet bazike ushqimore në Kosovë nga prilli i vitit të kaluar është rritur 11.2 për qind, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave.

 

ASK thekson se Indeksi i Harmonizuar për Çmimet e Konsumit për prill 2022 është rritur 1.5%. Sipas raportit “Indeksi i Harmonizuar Çmimeve të Konsumit, prill 2022”, ngritja më e madhe e çmimeve vërehet te vajrat dhe yndyrat ushqimore me 15.6%, ndjekur nga gazi me 10.8% dhe shërbimet e transportit me 3.9%.

 

“Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1.5 për qind në muajin prill 2022, krahasuar me muajin mars 2022.

 

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te buka dhe drithërat me 1.2%, mishi me 3.6%, qumështi, djathi dhe vezët me 0.9%,

 

vajrat dhe yndyrat ushqimore me 15.6%, pemët me 1.5%, perimet me 5.4%, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat me 2%”, thuhet në raport.

 

“Prodhime të ndryshme ushqimore si salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë me 2.2 për qind, kafe, çaji dhe kakao me 0.8 për qind, uji, pije joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet me 0.6 për qind, pijet alkoolike me 5.4 për qind,

 

gazi me 10.8 për qind, lëndët djegëse të ngurta me 2.6 për qind, pajisjet shtëpiake me 2 për qind, qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës me 1.7 për qind, veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht me 1.3 për qind,

 

mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 1.7 për qind, blerjet e automjeteve me 1.3 për qind, karburantet dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 2.7 për qind,

 

shërbimet për transport me 3.9 për qind, shërbimet hoteliere me 1.4 për qind, pra me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.7 për qind”, vijon raporti.

 

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te energjia elektrike me 7.3 për qind, për shkak të rënies së konsumit në muajin prill krahasuar me muajin mars, me një ndikim prej 0.2 për qind në IHÇK.

 

“Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin prill ka arritur në 11.2 për qind. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të bukës dhe drithërave me 24.3 për qind, mishi me 13.5 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 21.7 për qind,

 

vajrat dhe yndyra ushqimore me 51.3 për qind, perimet me 13.8 për qind, sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat me 15.9 për qind, prodhime të ndryshme ushqimore me 11.6 për qind, kafeja, çaji dhe kakao me 13.6 për qind,

 

uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet me 5.9 për qind, duhani me 4.8 për qind dhe mirëmbajtja dhe rregulli i vendbanimit me 8.2 për qind”, thekson ASK-ja.

 

“Energjia elektrike me 17.6 për qind – ngritja e çmimit është për shkak se në periudhën janar-maj 2021 ishte për 0,0061 cent më e lirë sipas Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike COVID-19 derisa në muajin prill 2022 ka pasur rënie të konsumit,

 

gjegjësisht shpenzimeve për 7.3 për qind, gazi me 42.2 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 22 për qind, mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje me 4.2 për qind,

 

pajisje shtëpiake me 8.4 për qind, veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht me 9.9 për qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 7.4 për qind, blerjet e automjeteve me 6.8 për qind,

 

pjesët e këmbimit dhe pajisjet shtesë për pajisjet e transportit personal me 6.2 për qind, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 38.8 për qind, shërbimet e tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit me 9.9 për qind,

 

shërbimet për transport me 11.1 për qind, shërbimet hoteliere me 9.7 për qind, kujdesi personal me 5 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 11.6 për qind në IHÇK”, përfundon raporti.

 

Rënie e çmimeve vërehet te pemët me 11.5 për qind, veshjet me 1.1 për qind, këpucët me 2.9 për qind, me një ndikim prej 0.4 për qind. /Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat