Secondary Adv

1 mln pasagjere ne 4 muaj nga Rinasi, 120 mln euro per rritjen e kapaciteteve

Vetëm gjatë muajve të parë të 2022 Aeroporti i Rinasit ka shënuar 1 milionë pasagjerë, një shifër e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve paraardhëse.

 

Pandemia Covid-19 tashmë ka mbaruar dhe udhëtaret iu janë rikthyer fluturimeve. Vetëm gjatë muajve të parë të vitit 2022 Aeroporti i Rinasit ka shënuar 1 milionë pasagjerë, një shifër e lartë kjo krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve paraardhëse kur pandemia mbylli kufijtë.

 

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit është duke u përgatitur gjithashtu për një numër rekord turistësh që do të hyjnë e dalin nga Shqipëria në sezonin veror që po afron.

 

“Mendojmë se fluksi do të shtohet ende duke marrë në konsideratë që jemi para sezonit turistik më të lartë dhe ne kemi objektivin për 4.2 mln pasagjerë brenda këtij viti. Por duke parë trendin e deritanishëm të fluksit të pasagjerëve mendoj se do të shtohet.

 

Vetë Eurocontroll ka nxjerr një raport për rikuperimin pas covidit dhe aeroporti jonë është i vetmi që nuk është 100% rikuperim por 135% rikuperim nga pjesa e covidit dhe kjo duke marr vlerat vetëm nga vera e vitit të kaluar”, tha Denisa Shena.

 

Nga aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit kryen mbi 50 fluturime në ditë, por pritet të shtohen edhe destinacione të reja. “Ne kemi shtuar shumë destinacione këtë vit dhe do të shtohen shumë të tjera.

 

Do të kemi shtim të destinacioneve drejt Greqisë pra të ishujve grek, Mikonos së shpejti me linjë direkte Selaniku, do të rifilloj Kreta që ishte destinacion i kërkuar, Varshava, Lioni, jemi gjatë gjithë kohës duke shtuar destinacione dhe duke shtuar numrin e fluturimeve.

 

Kastrati Group zotëron 100% të aksioneve të aeroportit të Rinasit dhe parashikon të kryejë një investim mbi 120 milionë euro brenda afatit të kontratës koncesionare. Parashikohet zgjerimi i terminalit të pasagjerëve dhe i pistës për t’i ofruar udhëtarëve mjedise edhe me komode.

 

“50% e kësaj vlere po investohet që në 3-4 vjecarin e parë, investimet janë bërë të shumta janë bërë për shtimin e hapësirave komerciale pra për të ofruar më shumë shërbime ndaj pasagjerëve tanë.

 

Po bëhet zgjerime të terminalit për të patur më shumë porta hyrëse dhe dalëse dhe në këtë mënyrë do të kemi një kapacitet më të lartë dhe do ti ofrohet një shërbim më I mirë pasagjerëve tanë”, pohoi ajo.

 

Aeroporti i Rinasit është porta kryesore e transportit ndërkombëtar te pasagjereve në vend, dhe investimet e reja pritet te rrisin kapacitetet e tij./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat