Secondary Adv

Turqia kunder anetaresimit te Finlandes dhe Suedise ne NATO

Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të ishte një gabim si ai i anëtarësimit të Greqisë në Aleancën Atlantike.

 

Deklarata u bë nga presidenti turk Erdogan. Lideri turk i tha gazetarëve se nuk do të donte të përsëritej gabimi i njëjtë si ai me Greqinë duke akuzuar Stokolmin dhe Helsinkin se strehojnë terroristë të PKK-së, Partisë së punës së Kurdistanit.

 

Ai këmbënguli se nuk ka një mendim pozitiv për këtë çështje. Për t’u anëtarësuar në NATO, një vend duhet të autorizohet nga parlamenti përkatës para se të dorëzojë kërkesën formale.

 

Përvec se duhet të jetë një shtet në Europë, ka dhe kërkesa politike dhe sociale që duhet të prezantohen si dhe një dëshmi se është demokraci e lirë. Por anëtarësimi në NATO ndodh kur të gjithë vendet anëtare e miratojnë, si e bën të qartë dhe artikulli 10 i statutit./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat