Secondary Adv

ZRRE le ne fuqi vendimin per cmimet e reja te energjise ne Kosove

ZRRE ka njoftuar se vendimi i 8 shkurtit do mbetet në fuqi, në bazë të të cilit, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kw energji elektrike do paguajnë më shumë.

 

Kjo pasi Gjykata Supreme një ditë më parë njoftoi se ka ndryshuar aktvendimet e Gjykatës së Apelit dhe të Themelores si dhe ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Partisë Demokratike e Kosovës për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të ZRRE-së.

 

“Zyra e Rregullatorit për Energji, njofton opinionin se Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit ARJ nr.45/2022, ka ndryshuar Aktvendimin e Gjykatës së Apelit dhe Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë,

 

dhe ka refuzuar si të pabazuar kërkesën-propozimin e paditësit, për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji”.

 

“Përmes këtij Aktgjykimi të Gjykatës Supreme, vendimi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji i marrë me 8 shkurt 2022, mbetet në fuqi”, thuhet në njoftimin për media të ZRRE-së.

 

Tutje, thuhet se Bordi i ZRRE-së gjatë gjithë punës së tij ka zbatuar në mënyrë të drejtë dispozitat ligjore në fuqi dhe ka ushtruar funksionet në mënyrë të pavarur.

 

“Bordi i ZRRE rikujton se çmimet e përcaktuara janë duke garantuar qëndrueshmëri dhe siguri në sistemin energjetik, rrjedhimisht reflektojnë kostot e sistemit. Mbrojtja e konsumatorëve dhe e gjithë sistemit energjetik janë thelbësore për zgjidhje sistematike dhe afatgjate”./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat