Secondary Adv

Arrihet marreveshja per energjine mes Kosoves dhe Serbise

Kosova dhe Serbia kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshjen në Bruksel, lidhur me çështjen e energjetikës.

 

Kështu ka njoftuar përmes një postimi në Twitter, i dërguari i posaçëm i BE, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. “Me kënaqësi ju njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

 

Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajçak. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator i palës kosovare në dialog me Serbinë, ka thënë më 13 qershor se kjo çështje do të rregullohet “duke respektuar marrëveshjen e arritur më 2013”.

 

Qytetarët e komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kryesisht serbë – nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar tash e më shumë se dy dekada.

 

Që nga kriza e shtatorit në veri të Kosovës, kryenegociatorët, Besnik Bislimi nga Prishtina dhe Petar Petkoviq nga Beogradi janë takuar vetëm një herë, më 21 prill, kur dështoi arritja e marrëveshjes për targat e automjeteve.

 

Dialogu në nivel të kryenegociatorëve është zhvilluar disa herë para dhe pas këtij momenti por pa takimin e drejtpërdrejtë të tyre. Secili takim i zhvilluar në Bruksel që nga ajo kohë ka përfunduar pa asnjë rezultat./Burimi; Telegrafi


Më të lexuarat