Secondary Adv

Eurostat: Ushqimet ne Shqiperi kushtojne njesoj si ne vendet e BE

Ndonëse Shqipëria është shteti më i varfër në Europë, sipas Eurostat qytetarët duhet të paguajnë shtrenjtë për blerjen e ushqimeve, pijeve e produkteve të tjera.

 

Eurostat ka publikuar indeksin e çmimeve për mallrat dhe shërbimet për vendet e Europës. Në Shqipëri, çmimet në tërësi janë sa 61% e mesatares europiane.

 

Kjo është përqindja më e lartë nga vendet e rajonit pas Malit të Zi (69%), por ky i fundit kishte të ardhura sa 47% e mesatares Europiane, nga 32% që e ka këtë tregues Shqipëria.

 

Më lirë çmimet janë në Turqi (40% e mesatares europiane), Maqedoni e Veriut (51.5), Bosnjë Hercegovinë (55.8), Serbi (59.9).

 

Kur vjen puna te ushqimet, për të cilat familjet shqiptare kanë peshën më të lartë të shpenzimeve në buxhetin e tyre (rreth 42%, nga 13% që është mesatarja e Bashkimit Europian), çmimet janë pothuajse njësoj si në Europë dhe më të shtrenjtat në rajon.

 

Indeksi i Eurostat për ushqime, është sa 83% e mësatares europiane, më të shtrenjta edhe se në Mal të Zi (78.3), Ushqimet, në rajon, janë më të lirat në Maqedoninë e Veriut, me 61.4% të mesatares europiane.

 

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Hungari, Poloni, Rumani, Bullgari. Të shtrenjta në Shqipëri janë veshjet dhe këpucët, me rreth 96% të mesatares së BE-së.

 

Më lirë janë restorantet (46% e mesatares së BE-së). Më i shtrenjtë është komunikimi (108% e mesatares së BE-së). Më shtrenjtë nga të gjitha kushton blerja e pajisjeve shtëpiake (120%) dhe atyre elektronike (110%)

 

Pajisjet personale të transportit janë më të shtrenjtat në rajon (86% e mesatares së BE-së)./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/indeksi-i-eurostat-ushqimet-ne-shqiperi-ne-shtetin-me-te-varfer-te-europes-kushtojne-njesoj-si-ne-be/


Më të lexuarat