Secondary Adv

Pavaresisht luftes, Rusia furnitori i dyte me i madh i vendit tone me grure

Serbia dhe Rusia dominuan furnizimin e vendit me grurë në 5-mujorin e parë të 2022 edhe pse lufta në Ukrainë ngjalli frike për bllokimin e furnizimeve.

 

Edhe pse grosistet po tentojnë të diversifikojnë burimet e furnizimit, duke se çmimi më i ulët vijon të na mbajë të varura nga tregjet ruse dhe serbe. Të dhënat  zyrtare mbi tregtinë e jashtme tregojnë se 5 mujorin e parë 2022 u importua nga Rusia 27% të sasisë totale të grurit.

 

Në janar-maj 2022 u importuan në total rreth 105 mijë tonë grurë me rënie 2.7 % në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar, por 74% të importeve ishin nga Serbia dhe Rusia.

 

Importet e grurit nga Rusia këtë 5 mujor shënuan rënie me 34 % në raport me vitin e kaluar por ato kishin një pozicion të rëndësishëm në importet totale të drithërave me 27%, nga rreth 40% që ishin vitin e kaluar.

 

Të dhëna më të detajuara tregojnë se që kur nisi lufta, importet e drithërave që dominohen nga gruri hasën në vështirësi gjatë muajit prill, ndërsa përgjatë majit importet e grurit rus vijuan në sasi normale dhe ishin vetëm 10% më të ulëta se, në majin 2021.

 

Serbia ishte furnitori më i rëndësishëm i Shqipërisë me drithëra këtë 5-mujor, me rreth 47% të totalit të importeve. Pesha e Serbisë në furnizimet me grurë pësoi rritje, pasi vitin e kaluar në këtë periudhë ato zunë 39% të totalit.

 

Rënia e importeve nga Rusia u zëvendësua me importe te grurit Serb. Pavarësisht se grosistët në muajin e parë të luftës në Ukrainë nisën përpjekjet për të gjetur burime te reja furnizimi, importet nga vendet të tjera nuk pësuan ndryshime në 5-mujorin e parë.

 

Përveçse në muajin maj erdhi nga Afrika e Jugut një sasi drithi prej 685 tonësh. Një kilogram grurë nga Rusia u importua mesatarisht me 43 lekë në 5 mujorin 2021 me një rritje 38% në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit 2021.

 

Më herët burimet nga Doganat pohuan se importet e grurit nga Rusia nuk ishin të përfshira në sanksione. Tregtia për këtë artikull ka vijuar normalisht, përveçse grosistët kanë zhvendosur një pjese të furnizimeve në Serbi për të mbajtur furnizimet të sigurta.

 

Një tonë grurë në bursa po tregtohet rreth 1034 dollarë me rritje vjetore 56%. Niveli më i lartë u shënua në muajin mars sapo nisi lufta në Ukrainë me mbi 1300 dollarë për tonë duke shënuar rekord që nga viti 2008 kur bota u përball me krizë ekonomike globale.

 

Çmimet e larta të drithërave kudo në botë kanë rritur shqetësimet për një krizë ushqimesh në vendet më të ardhura të ulëta.

 

Shqipëria si një ndër vendet më nivelet më të larta të varfërisë relative në Evropë, pasi rreth një e katërta e popullsisë së vendit jeton me më pak se 5 dollarë në ditë është e ekspozuar.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/rusia-ishte-furnitori-i-dyte-me-i-madh-i-vendit-tone-me-grure-edhe-ne-5-mujorin-2022/


Më të lexuarat