Secondary Adv

Pagesa e parkingut ne Tirane jo me vetem me sms, perfshihen bankat

Parkimi i automjetit në Tiranë nuk do të paguhet më vetëm me sms.

 

“Tirana Parking” ka shpallur një tender me vlerë 10.7 milionë lekë për zhvillimin e një platforme që ofron metoda alternative pagesë për këtë qëllim.

 

Ky projekt ka si qëllim zhvillimin, implementimin e një sistemi software për administrimin e pagesës së tarifës së parkimit publik nëpërmjet SMS dhe mënyrave alternative me e-Voucher, online banking, si dhe verifikimin e shlyerjes së këtij detyrimi nga përdoruesit e parkimit publik në rrugët e qytetit të Tiranës.

 

Për të përdorur, monitoruar dhe kuadruar me metodën e vjeljes së tarifës së parkimit publik me pagesë në rrugë, Tirana Parking do të pajiset me një platformë web që zotërohet plotësisht nga institucioni dhe jo thjesht të aksesojë një sistem software të palëve të treta si Vodafone dhe One siç ndodh aktualisht.

 

Krahas platformës web, që do të zotërohet nga Tirana Parking, duhet të zhvillohet dhe një aplikacion mobile për të lehtësuar procesin e pagesës për parkimin e qytetarëve te Tiranës nëpërmjet kësaj platforme të re mobile./Burimi: SCAN


Më të lexuarat