Secondary Adv

PE miraton raportin per dhenien e statusit kandidat per Ukrainen

Parlamenti Evropian ka miratuar me 529 pro raportin në të cilin kërkon t’i jepet menjëherë statusi i vendit kandidat në BE, Ukrainës dhe Moldavisë.

 

Raporti tregon gjithashtu vullnetin e Dhomës për t’i dhënë statusin Gjeorgjisë, pasi të jenë përfunduar reformat e nevojshme. Deputetët pohojnë se “në kontekstin e luftës brutale ruse të agresionit kundër Ukrainës, kjo zgjedhje do të tregonte lidership, vendosmëri dhe largpamësi”.

 

Por, ata theksojnë “se nuk ka procedurë të përshpejtuar për anëtarësimin në BE” dhe se ky mbetet një proces bazuar ne meritë./Burimi:Abcnews.al


Më të lexuarat