Secondary Adv

Zjarret ne vend, KLSH: MB dhe Emergjencat Civile shkelen ligjin

Raporti i Këshillit të Lartë të Shtetit thotë se ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile kanë shkelur ligjin për sa i përket manaxhimit të situatës me zjarret në vend.

 

Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile kanë shkelur ligjin sa i përket menaxhimin të situatës me zjarret në vend gjatë periudhës korrik-gusht të vitit 2021.

 

Kështu thuhet në raportin e vitit 2021 të Këshillit të Lartë të Shtetit, pas auditimin për mbrojtjen e Emergjencave Civile.

 

Sipas KLSH është shkelur ligji për marrjen e helikopterëve me qira për shuarjen e zjarreve në vend, ku thuhet se helikopterët u paguan për rrugën Berlin- Shqipëri, ndërsa duhet të paguheshin për fluturimet brenda në Shqipëri.

 

KLSH thotë kompania e helikopterëve u pagua mbi 36 mln lekë për 89 orë pune dhe kompania duhet t’i kthejë kthejë shtetit 4.6 mln lekë shtet, për pagesën për rrugën Berlin-Tiranë.

 

Sipas raportit thuhet se nga 4 helikopterë ‘cougar’ që kanë Forcat e Armatosura vetëm njëri është funksional, ndërsa forcat zjarrfikëse nuk kanë veshje dhe pajisje e makinat zjarrfikëse janë të viteve 1960-1970.

 

Në 55 bashki janë 152 zjarrfikëse, 131 në gjendje pune, 11 me defekt dhe 10 jashtë përdorimit. Në Shqipëri 1 zjarrfikës për 2185 banorë, u shkel ligji duke kaluar 205 banorë për 1 zjarrfikës./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat