Secondary Adv

Rritja e cmimeve ka sjelle 130 mln dollare me shume ne buxhet

Rritja e çmimeve që vjen si pasojë e agresionit rus në Ukrainë ka sjellë 130 milionë dollarë më shumë në buxhetin e shtetit.

 

Pavarësisht kësaj, qeveria nuk ka ende një vendim për mbështetjen e kategorive në nevojë pasi nga dita e djeshme, ka përfunduar paketa e parë e rezistencës sociale.

 

Në konferencën për media, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se niveli i borxhit publik për tre mujorin e parë në vendin tonë ka arritur në 69.6% për shkak të përshpejtimit të rritjes ekonomike dhe ngadalësimit të huamarrjes së brendshme.

 

Ndër të tjera thekson se shqetësimi kryesor është inflacioni pasi normat kanë ardhur në rritje dhe në muajin maj, arriti në 6.7%."Rritja ekonomike ne tremujorin e parë ishte 5.97%. Ne presim rritje me 3.24% rritje për gjithë vitin.

 

Ka pasur rritje në të gjithë sektorët më e lartë ka qenë tek ndërtimi me mbi 25%, ndjekur më pas nga tregtia. Konsumi i popullatës u rrit me 8.6% dhe përbën peshën kryesore të rritjes ekonomike.

 

Shqipëria me rritje 5.97% më e lartë se mesatarja e BE që kishte rritje 5.6%. Po ashtu rritja është më e larta në rajon.

 

Përshpejtimi i rritjes ekonomike dhe ngadalësimi i huamarrjes së brendshme dhe të huaj ka cuar në rritje të nivelit të borxhit që për tre mujorin e parë ka arritur në 69.6%.

 

Ndagadalësimi i nivelit të borxhit vihet re që në vitin 2021. Shqetësimi kryesor është inflacioni. Në 5 mujorin e parë, inflacioni është 5.2%, kur vetëm në muajin maj arriti në 6.7%

 

Importet janë rritur në vlerë me mbi 20%, ndërsa janë ulur importet në sasi me 4%. 13 miliardë lekë është vlera e të ardhurave që ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve.

 

Ekonomia shqiptare për 5 mujorin është rritur paçka rritjes së çmimeve. Kjo rritje ka ardhur e bazuar në qarkullimin e sektorëve, ku përveç ndërtimit që është reduktuar me 1.6%, kemi pasur rritje në të gjithë sektorët e tjerë në total 13.5%.

 

Prodhimi është rritur 8.6%, shërbimet 2.5%, transporti 28.5% dhe tregtia me 50.4%. 130 milionë dollarë është vlera e të ardhurave që ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve", tha Ibrahimaj./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat