Secondary Adv

Qeveria e Kosoves: Polica kufitare per emigrantet edhe kete vit falas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar që Qeveria do të paguajë policën e sigurimit për bashkatdhetarët.

 

Në dallim nga herët e tjera, polica kufitare mund të blihet edhe online, kjo sipas Kuritit për të “lehtësuar procedurën”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se qeveria e Kosovës edhe këtë vit do të paguajë policën kufitare për mërgimtarët që vijnë për pushime në Kosovë nga jashtë vendit.

 

Kurti ia ka kushtuar gjithë fjalen hyrëse në mbledhje mërgatës duke thënë se janë pjesë e fuqishme integrale e planit për zhvillim të qëndrueshëm të Kosovës.

 

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se MPJD-ja është duke punuar në ligjin për diasporën dhe gjatë gjithë vitit do të ketë “Dialog me Mërgatën”.

 

Më tej, Kurti gjithashtu ka thënë se janë duke u pilotuar programet për angazhimin e potencialit ekonomik, shkencor e profesional të mërgatës në kuadër të MPJD.

 

“Është duke u punuar për ndërlidhjen e politikave për mërgatën me nivelin lokal. Për këtë është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit me Asociacionin e Komunave për Diasporë.

 

Jemi duke pilotuar alternativa kulturore për komunitetin shqiptar dhe jo-shqiptarë jashtë vendit, në mënyrë që të kemi një ndërlidhje me komunitetin edhe përmes artit dhe kulturës.

 

Në kuadër të reformës së brendshme, MPJD ka krijuar mekanizma të rinj për të adresuar kërkesat dhe problemet e mërgatës në raport me shërbimet të cilat i ofrojnë misionet diplomatike”, tha Kurti.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/qeveria-e-kosoves-do-tua-paguaje-edhe-kete-vit-policen-kufitare-emigranteve/


Më të lexuarat