Secondary Adv

Perfundon tubacioni i gazit Greqi-Bullgari

Një tubacion gazi i vonuar prej kohësh midis Greqisë dhe Bullgarisë që synon të ndihmojë Sofjen të reduktojë varësinë e saj nga gazi rus ka përfunduar.

 

Interkonektori Greqi-Bullgari (IGB), i cili ka hasur disa pengesa administrative gjatë viteve të fundit është i rëndësishëm për sigurinë energjetike të Bullgarisë, së cilës i është ndërprerë gazi rus për refuzimin e pagesës në rubla pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

 

Tubacioni prej 220 milionë eurosh do të transportojë gaz nga qyteti verior grek i Komotinit në Stara Zagora në Bullgari dhe do të lidhet me një tubacion tjetër që transporton gaz azerbajxhanas./Burimi; abcnews.al


Më të lexuarat