Secondary Adv

Rikthehet Covid ne Kosove, shenohet rritje ekstreme e rasteve

Numri i rasteve me Covid-19 është rritur ndjeshëm ditët e fundit në Kosovë. 

 

Vetëm sot janë regjistruar 341 raste të reja. Tashmë numri i rasteve aktive është rritur në 1 mijë e 521. Ditëve të fundit në Kosovë është shënuar rritje e rasteve me Covid-19.

 

Në 24 orët e fundit bëhet e ditur për 341 raste të reja, që paraqet rritje të rasteve krahasuar me një ditë më parë, kur autoritetet shëndetësore raportuar për 213 infektime të reja.

 

Rastet e reja dalin pas testimit të 1,165 mostrave, që i bie se 29.27 për qind të personave kanë dalë pozitiv. Në 24 orët paraprake, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë shëruar edhe 64 persona, ndërkaq raste të vdekjeve nuk ka pasur.

 

Rritje ka pasur edhe në numrin e pacientëve të shtrirë në spitalet e Kosovës. më 5 qershor ishin 25 pacientë, ndërsa vetëm dy javë më herët nuk pati pacientë të shtrirë. Rritje e raste me sëmundjen COVID-19, ka shtyrë autoritetet të bëjnë thirrje për kujdes.

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike më 6 korrik sërish u bëri thirrje qytetarëve që të bartin maska në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen. “Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!

 

Kosova shënon këtyre ditëve shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim. Fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje. Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar”.

 

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se do t’i mobilizojë kapacitetet spitalore dhe se do të bëjë gjurmimin dhe testimin e rasteve të reja pozitive me coronavirus, për shkak të rritjes së përqindjes së të infektuarve ditëve të fundit

 

Të kundërtën e trendit rritës së rasteve pozitive po e regjistron trendi i vaksinimit. Për 24 orë janë administruar vetëm 78 vaksina. Vaksinimi në Kosovë ka nisur në mars të vitit 2021.

 

Fillimisht kanë mundur të vaksinohen vetëm personat mbi 18 vjeç, pastaj edhe mbi 16-vjeçarët dhe tani edhe mbi 12-vjeçarët. Në Kosovë deri më tani janë administruar mbi 1.8 milion doza të vaksinës.

 

Prej kësaj shifre, 103,344 persona kanë marrë tri doza, 823,818 janë imunizuar me dy doza, ndërkaq me një dozë janë imunizuar 903,523 persona. Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë konfirmuar më 13 mars të vitit 2020.

 

Për më shumë se dy vjet, 3,140 persona kanë humbur jetën pas infektimit./Burimi; Monitor https://www.monitor.al/covid-19-kthehet-ne-kosove-shenohet-rritje-ekstreme-e-rasteve/


Më të lexuarat