Secondary Adv

Borxhet e bizneseve, Tatimet ne Kosove mblodhen gjysem mln euro

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se dje departamenti i mbledhjes së detyrueshme ka ndërmarrë veprime të masave të sforcuara tek 9 biznese.

 

“Trajtimi i borxheve të tatimpaguesve vazhdon të mbetet njëri ndër prioritetet e institucionit të ATK, për çfarë menaxhmenti i ATK-së në vazhdimësi është duke punuar dhe duke ndërmarrë masa për zvogëlimin e stokut të borxheve.

 

Vetëm ditën e djeshme Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme ka ndërmarrë veprime të masave të sforcuara tek nëntë (9) biznese, të cilat ndaj ATK-së kanë pas borxhe në vlerë 1.7 milion euro”.

 

“Veprimet e mbledhësve tatimor kanë rezultuar të suksesshme duke u realizuar pagesa të menjëhershme të gjysmë milion euro nga ana e bizneseve borxhlinj, përderisa pjesa tjetër e borxhit do të vazhdoj të mblidhet duke u paguar me këste bazuar në marrëveshjet e lidhura”, thuhet në komunikatën e ATK.

 

ATK po ashtu ka kërkuar nga tatimpaguesit të cilët kanë detyrime tatimore të pashlyera ndaj ATK, t’i vizitojnë zyrat e departamentit të mbledhjes së detyrueshme, me qëllim të njoftimit me mundësitë ligjore që ofrohen për kryerjen e pagesave/detyrimeve tatimore./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat