Secondary Adv

Qeveria e Kosoves miraton masat e emergjences per furnizimin me energji

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shpalljen e masave emergjente në furnizimin e energjisë.

 

Masat e marra do të mbeten në fuqi për 60 ditë pas aprovimit nga Kuvendi i Kosovës.

 

Qeveria e Kosovës njofton se me propozim të Ministrisë së Ekonomisë ka miratuar vendimin për shpalljen e masave emergjente për furnizimin e energjisë elektrike.

 

Sipas njoftimit, ky vendim është marr nga gjendja aktuale botërore energjetike.

 

“Qeveria e Kosovës merr vendim që të shpallen masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, e shtyrë nga gjendja aktuale botërore energjetike:

 

rritja e shpejtë e çmimit të importit të energjisë, si dhe paralajmërimi i ndalimit të eksportit të lëndëve fosile nga disa shtete evropiane që mund të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të importit”, njofton qeveria.

 

Këto masa do të mbesin në fuqi për 60 ditë nga momenti i miratimit nga Kuvendi i Kosovës.

 

“Masat e marra do të mbesin në fuqi për 60 (gjashtëdhjetë) ditë pas aprovimit nga Kuvendi i Kosovës. Kuvendi mund të vazhdojë këtë afat për periudha të njëpasnjëshme prej 30 (tridhjetë) ditësh me shumicë të votave të deputetëve të Kuvendit të pranishëm në seancë, deri në 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditë”.

 

Ky vendim përfshinë masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit; ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave;

 

mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik; dhe masa në kursimin e konsumit të energjisë elektrike nga të gjitha institucionet.

 

Në fund thuhet se institucionet janë duke monitoruar situatën elektroenergjetike në Kosovë dhe ndërhyrjet e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës në përgatitjen e termocentraleve për sezonën e dimrit.

 

“Edhe pse termocentralet janë të stërvjetruara, menaxhmenti i KEK-ut së bashku me ekipet e mirëmbajtjes janë duke e bërë maksimumin që blloqet e termocentraleve të gjenerojnë energji elektrike të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën vendore.

 

Termocentralet e KEK-ut janë në funksion mbi 80 për qind të kohës gjatë një viti, që është mbi mesataren botërore të punës së termecontraleve me thëngjill. Këto riparime na mundësojnë që ta mbajmë këtë mesatare të lartë të gjenerimit të energjisë dhe furnizim sa më të rregullt”.

 

Masat, sipas njoftimit të kryeministrisë të hënën përfshijnë: rritja e shpejtë e çmimit të importit të energjisë, si dhe paralajmërimi i ndalimit të eksportit të lëndëve fosile nga disa shtete evropiane që mund të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të importit.

 

Masat e marra do të mbesin në fuqi për 60 ditë pas aprovimit nga Kuvendi i Kosovës./Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/qeveria-e-kosoves-miraton-masagt-e-emergjences-per-furnizimin-me-energji/)


Më të lexuarat