Secondary Adv

KESH bleu 18 mln euro energji elektrike per nje jave

KESH ka blerë rreth 18 mln euro energji elektrike për të plotësuar nevojat e vendit për konsum vetëm për një javë.

 

Në bursa energjia ka arritur çmime rekord ku një megavator është shitur me mbi 500 euro kjo ka detyruar korporatën elektroenergjitike që të rihapë një tender të dytë për të plotësuar kërkesën.

 

Ndërkohë që prurjet në Fierzë kanë rënë ndjeshëm për shkak të mungesës së reshjeve. Energjia elektrike ka arritur nivele rekord në bursa ku një megavat po shitet me mbi 500 euro.

 

Korporata Elektroenergjitike vetëm për  8  ditë është detyruar që të realizojë dy tendera për të siguruar energjinë e nevojshme dhe në total ka blerë rreth 18 mln euro.

 

Sipas të dhënave të bëra publike në tenderin e parë është blerë rreth 15 mln euro energji dhe 3 mln euro në tenderin e dytë. Në procedurën e parë energjia është blerë me 521,7 euro për megavat ndërsa në të dytën është arritur një çmim më i lirë dhe energjia është siguruar me 474 euro.

 

Temperaturat e larta, mbi mesataren e periudhës gjatë javëve të fundit kanë shtuar ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike në vend. Kjo ka detyruar KESH që të importojë energji për të plotësuar nevojat e vendit për konsum.

 

Ndërkohë që mungesa e reshjeve gjatë kësaj periudhe ka bërë që edhe prurjet në Kaskadën e Drinit të bien ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare të KESH gjatë ditëve të fundit prurjet në Fierzë kanë rënë në 40m3 në sekond reth 5 m3 më pak në disa ditë.

 

Edhe niveli i ujit në liqenn e Fierzës ka pësuar ulje me disa metra duke arritur në  281 metra.

 

Sipas përllogaritjeve paraprake energjia pritet të kapë një faturë të kripur  për buxhetin gjatë 3 muajve të verës.

 

Ndërkohë që vjeshta parashikohet që të jetë edhe më e vështirë për  sigurimin e energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare.

 

Qeveria ka planifikuar që të ndryshoj çmimin e energjisë elektrike për familjarët të cilët shpenzojnë më shumë se 700 kw orë energji elektrike në muaj, por ende nuk ka një draft konkret në lidhje me këtë nismë e cila  pritet të bëhet konkrete në shtator.

 

Që prej nisjes së luftës në Ukrainë çmimet e energjis elektrike kanë kapur nivele shumë të larta në bursa. /Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat