Secondary Adv

Mbi 20 mije aplikime ne universitete, perfundon sot raundi i pare 

E mërkura shënoi ditën e fundit të aplikimeve për në Universitete.

 

Sipas të dhënave të Rrjetit Akademik Shqiptar kanë aplikuar për të ndjekur studimet e larta mbi 20 mijë maturantë.

 

Përgjatë 6 ditëve ata patën mundësi përmes portalit U-Albania të zgjedhin deri në 10 programe studimi.

 

Do të jenë universitetet ato që përgjatë këtyre ditëve do të bëjnë renditjet në bazë të kritereve të tyre dhe rezultateve të maturantëve.

 

Për të parë nëse kanë rezultuar fitues në programet e studimit që kanë zgjedhur maturantët do të duhet të presin deri në fund të muaj gusht.

 

Lista e fituesve do të shpallet në datën 31 në portalin U-Albania.

 

Në datën 1 shtator maturantëve do u jepet vetëm 1 ditë kohë për të ankimuar renditjen nëse do të jetë e nevojshme.

 

Nga data 2 nis raundi i parë i regjistrimeve në universitete që përbëhet nga 7 faza 48 orëshe dhe zgjat deri në shtator.

 

Gjatë kësaj kohe maturantët duhet të tregojnë kujdes dhe të monitorojnë në vazhdimësi portalin U-Albania./Burimi: Ora News


Më të lexuarat