Secondary Adv

Perfundon ndertimi i Lotit 2 te Unazes Lindore ne Tirane

Punimet në lotin 2 të Unazës Lindore të Tiranës kanë përfunduar plotësisht me shtrimin e shtresës së asfaltit dhe vendosjen e sinjalistikës.

 

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga kantieri i kësaj Unaze ku aktualisht punimet kanë përfunduar dhe rruga ka marrë formë sipas standardeve më të mira.

 

Mirëmëngjes dhe me Lotin 2 të Unazës Lindor në kryeqytet tashmë i përfunduar, ju uroj një ditë të mbarë.’- shkruan Rama.

 

Ky segment tashmë është i hapur dhe është vënë në përdorim për të gjitha mjetet.

 

Loti II është pjesë e Unazës Lindore që fillon nga TEG deri në Shkozë. Rruga është e gjerë 24 m, 12 m secili krah, ndërsa në pjesët ku ka rrugë dytësore shkon deri në 54 metra.

 

Kompletimi i Unazës së Madhe lehtëson hyrjen në kryeqytet pasi bën të mundur lidhjen e të gjitha akseve kryesore rrugore./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat