Secondary Adv

Ekspertet: Moszbatimi i masave te sigurise cenon sektorin e turizmit ne vend

Pavarësisht rritjes së fluksit turistik këtë vit, masat e sigurisë për këtë sektor nuk janë të mjaftueshme për të garantuar sigurinë e pushuesve në Shqipëri.

 

Për zbatimin e masave të sigurisë është miratuar një VKM e posaçme për të garantuar zhvillimin sa më të suksesshëm të turizmit.

 

Në VKM-në e miratuar në mars 2019, janë paraqitur kriteret e vendosura për mbrojtjen e sigurisë së pushuesve nga mjetet motorike.

 

Në këtë vendim është përcaktuar qartë distanca që duhet të mbajnë motorët e ujit, motobarkat nga bregu i detit.

 

Por këto kritere nuk zbatohen në asnjë nga plazhet shqiptare, gjë që përbën një rrezik serioz për pushuesit shqiptarë nga Velipoja në Sarandë. Këtë e konfirmon edhe eksperti i sigurisë z.Fatjon Softa,

 

I cili pohoi për Monitor se ngjarjet e fundit kanë treguar se masat e marra nga policia e shtetit, nga operatorët turistikë dhe nga pushteti vendor nuk kanë funksionuar.

 

“Ngjarjet e fundit kanë treguar dhe po tregojnë se masat e marra nga Policia e Shtetit, operatorët turistikë dhe pushteti lokal nuk mjaftojnë. Ngjarja e rëndë në Potam tregon, edhe një herë, se duhet të punohet në dy drejtime.

 

Së pari, ndërgjegjësimi i operatorëve, që kanë në përdorim këto mjete uji, qytetarët në radhë të parë dhe përdoruesit e këtyre mjeteve. Njëkohësisht, masat që duhet të marrë policia për shkeljet e përsëritura, të cilat duhet të ishin marrë që në dimër. Tani jemi në sezon dhe masat duhet të ishin më të rrepta.”

 

Eksperti pohoi gjithashtu se nëse shkelësit nuk dënohen me gjobë, bllokim automjeti apo procedim penal, ngjarje të tilla do të vazhdojnë të ndodhin siç kanë ndodhur vitet e kaluara.

 

“Dhe për shkeljet duhet të ketë gjoba, bllokim apo procedim penal, në të kundërt do të kemi sërish viktima e ngjarje të tilla. Rastet janë të përsëritura, përmendim gomonen që doli dhe dëmtoi dy pushues.

 

Por nuk ka probleme vetëm te mjetet ujit sepse siguria është një koncept i gjerë, duke përfshirë këtu edhe faktorë të tjerë rreth çadrave të pushuesve, ku vite më parë kemi parë edhe konflikte për çadrat, konflikte mes pronarëve për pronat dhe këto konflikte kanë qenë edhe me armë.

 

Të gjitha këto ngjarje tregojnë edhe një herë se siguria në plazhe duhet të jetë jo vetëm një masë e shtuar, por një masë parandaluese”- tha Softa.

 

Sipas Kryetarit të Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi, moszbatimi i masave të sigurisë ndikon edhe në ecurinë e turizmit, i cili është në një fazë zhvillimi pas heqjes së kufizimt të pandemisë.

 

Sipas tij, moszbatimi i ligjit jo vetëm nga disa individë por edhe nga autoritetet e bën bregdetin shqiptar të duket i pasigurt në sytë e pushuesve.

 

“Kjo është një ngjarje e rëndë në vazhdën e përsëritjes së disa ngjarjeve të tilla, sepse ligji nuk zbatohet apo zbatimi selektiv i tij nga njerëz që sfidojnë ligjin që janë në pushtet apo që mbrohen nga pushteti.

 

Shqipëria sapo ka filluar të përdorë turizmin blu, i cili është një nga turizmet më të rëndësishme në botë pas një mbyllje 8-10 muaj. Ne i japim botës sinjale se deti shqiptar nuk është i sigurt, kjo gjë nuk është normale.

 

Mos zbatimi i ligjit dhe mos kontrrolli periodik nga strukturat sjell këto probleme, ndërkohë, që kemi rregulla të qarta në ligj që nuk zbatohet nga të gjitha hallkat qoftë pushteti lokalë qoftë ai qëndror ose qoftë edhe nga vetë bizneset që tolerohen nga një mënyrë ose një tjetër duke bashkëpunuar me të gjithë këto strukturat” tha Topuzi.

 

Moszbatimi i ligjit dhe mungesa e kontrollit periodik nga strukturat sjell këto probleme, ndërkohë që kemi rregulla të qarta në ligj që nuk zbatohen nga të gjitha hallkat,

 

Qoftë pushteti vendor apo qendror apo edhe nga vetë bizneset që që tolerohen nga një mënyrë ose një tjetër duke bashkëpunuar me të gjithë këto strukturat” tha Topuzi

 

Sipas zotit Topuzi çka e dëmton më shumë këtë sektor është se turizmi është në një fazë zhvillimi ku masat e sigurisë janë më të nevojshme se kurrë, pasi aktivitetet me mjetet e ujit janë diçka e re për vendin tonë që cënohet më së shumti nga moszbatimi i ligjieve.

 

“Jemi në një fazë që të marrim masa për zbatimin e ligjit dhe jo ta neglizhojmë atë. Zbatimi lidhet me kontrolle periodike, gjoba, pezullime.

 

Nëse ne i zbatojmë, bregdeti është shumë i sigurt, pasi këto lloj sportesh, aktivitetesh, zhvillohen në të gjithë botën dhe jemi të fundit që po fillojmë të merremi me këtë lloj sporti”, shpreh Kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit.

 

Sipas ekspertit të sigurisë, z.Fatjon Softa, institucionet përkatëse duhet të marrin masat e duhura që ligjet të zbatohen, por edhe të krijohen kushtet për një sezon turistik sa më të suksesshëm

 

Institucionet duhet të krijojnë kushtet dhe standardet në plazhe dhe më pas të vendosin masat për sigurinë.

 

Masat nuk kanë funksionuar si duhet për shumë arsye, nuk janë bërë kontrolle, shumë kulla janë formale, nuk ka roje bregdetare, apo nuk kanë as mjetet e duhura – tha eksperti.

 

/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/ekspertet-moszbatimi-i-masave-te-sigurise-cenon-edhe-me-tej-sektorin-e-turizmit-ne-vend/)


Më të lexuarat