Secondary Adv

Sulmi kibernetik, AKSHI: Faqet qeveritare te gjitha te aksesueshme

Pas sulmit kibernetik, të gjitha faqet qeveritare online janë rikthyer në normalitet të plotë.

 

Pas pothuajse tre javësh, shërbimet online janë tashmë të aksesueshme për qytetarët dhe bizneset.

 

Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit njofton se aktualisht në e-Albania janë të aksesueshme 1214 nga 1225 shërbime online.

 

Konkretisht, janë të akesueshme shërbimet e:

 

-Aplikimit të formularit për lëshim për herë të parë ose rinovim të pasaportës

-Deklarimit të humbjes së dokumenteve të ndryshme

-Ndihmës ekonomike për individët dhe vërtetimit mbi masën e përfitimit të ndihmës ekonomike

-Kërkesës për të përfituar nga programet e strehimit social

-Lista e notave dhe vërtetimi i diplomës për studentët që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës.

 

AKSHI bën me dije se po punohet për të rikthyer edhe shërbimet e mbetura, siç janë: njehsimi i diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja;

 

vërtetimi i pagesës së aftësisë së kufizuar si dhe kryerja e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike. Ndërkohë, që thekson se nga dita  e hënë mund të aplikohet për Leje Ndërtimi (e-Lejet), vlerësimi të ndikimit në mjedis dhe përdorimit të burimeve ujore.

 

Sistemet elektronike të rikthyera se fundmi në funksionalitet të plotë janë:

 

- Sistemi i Qendrës së Botimeve Zyrtare;

- e-Inspektimi;

- Sistemi i menaxhimit të informacionit për burimet njerëzore të administratës;

- Sistemi elektronik i ndihmës ekonomike.

 

AKSHI njofton se është funksionale posta elektronike zyrtare për të gjithë punonjësit e administratës.

 

Shërbimet publike online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht për shkak të një sulmi kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

 

Burime për Report Tv bënë me dije se ka dyshime që sulmi mund të jetë rus. Kjo vjen pas sanksioneve që ka vendosur Shqipëria ndaj Rusisë dhe qëndrimin që mban për luftën në Ukrainë.

 

Sulmi klibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Kështu deklaroi Kryeministria përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat të hënën.

 

Qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta.

 

Disa ekspertë të Microsoft iu përgjigjën menjëherë kërkesës së AKSHI-t për të reaguar ndaj këtij sulmi që synonte fshirjen e të gjitha sistemeve kritike të rëndësishme qeveritare së bashku me të dhënat në to por falë reagimit të shpejtë nuk u humb asnjë e dhënë.

 

Ndër të tjera, ka nisur hetimi i thellë dhe i detajuar i këtij krimi kibernetik nga Microsoft DART, edhe nga organet kompetente që bashkë po punojnë ngushtësisht me FBI-në. Kryeministri Edi Rama tha se në procesin e mbrojtjes është përfshirë edhe NATO./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat