Secondary Adv

Ambasada shqiptare ne Gjermani jep njoftimin: Nga 8 gushti disa sherbime nuk do te ofrohen

Ambasada shqiptare në Gjermani ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që jetojnë në Gjermani.

 

Ambasada njofton se disa shërbime nuk do të ofrohen më pas datës 8 gusht.

 

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ambasada bën me dije se nuk të ofrohet shërbim konsullor për:

 

vërtetim mbi vetëdeklarimin për humbjen e dokumenteve, vërtetim mbi vetëdeklarimin për vjedhjen e dokumenteve, vërtetim mbi vetëdeklarimin për dëmtimin e dokumenteve, vërtetim mbi vetëdeklarimin për bllokimin e dokumenteve.

 

Ambasada me udhëzim të autoriteteve përkatëse në Shqipëri, njofton qytetarët shqiptarë me qëndrim në Gjermani se duke filluar nga dita e hënë datë 8 gusht 2022,

 

Nuk do të jetë e mundur të aplikohet dhe nuk do të ofrohet shërbim konsullor për dokumentet e mëposhtme:

 

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për humbjen e dokumenteve. Kodi 0711

 

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për vjedhjen e dokumenteve. Kodi 0712

 

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për dëmtimin e dokumenteve. Kodi 0713

 

-Vërtetim mbi vetëdeklarimin për bllokimin e dokumenteve. Kodi 0714

 

Të gjithë shtetasit që nuk disponojnë Pasaportën dhe Kartën ID për arsyet e mësipërme, të vijojnë procedurën duke e denoncuar si të humbur, të vjedhur, dēmtuar apo të bllokuar, vetëm te autoritetet policore gjermane.

 

Vërtetimin e lëshuar nga autoritetet policore gjermane duhet që:

 

– t‘a legalizoni me Vulën Apostille (pranë institucioneve gjermane);

 

-t’a përktheni në gjuhë shqipe nga përkthyes i liçensuar dhe t‘a paraqisni në Ambasadë ditën e takimit/aplikimit për Pasaportë dhe Kartë ID.

 

Në rastin e aplikimit për Leje Kalimi denoncimi pranohet vetëm i legalizuar me Apostillê pa patur nevojë të përkthet në gjuhë shqipe nga përkthyes.

 

Faleminderit për bashkëpunimin!", njofton ambasada. /Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat