Secondary Adv

Shnderrimi i Piramides se Tiranes, Rama: Po merr forme per tu bere qendra me e madhe e teknologjise

 

Piramida e Tiranës po merr formën e saj për tu shndërruar në qendrën më të madhe të teknologjisë në Ballkan.

 

TIRANË- Piramida e Tiranës po merr formën e saj për tu shndërruar në qendrën më të madhe të teknologjisë në Ballkan. Përmes fotove, Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga transformimi i Piramidës.

 

‘MIRËMËNGJES dhe nga Piramida e Tiranës, e cila po merr formë hap pas hapi, për tu shndërruar në qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në Ballkan, ju uroj një fundjavë të mbarë’- shkroi Rama.

 

Projekti synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët. Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit.

 

Programet që do të ofrohen janë: animacion, zhvillimi i lojërave, kinematografia, web design, muzikë, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelimi 3D, programim, robotikë, grafika e lëvizjes, fotografi dhe media e re. Burimi: /shqiptarja.com/


Më të lexuarat