Secondary Adv

Cmimi i naftes ne burse 94 dollare fucia, Bordi e ul vetem me 1 lek, benzina bie me 8 leke

Ndonëse çmimi i naftës bruto në bursën ndërkombëtare ka zbritur në nivelin më të ulët me 94 dollarë/fuçia, Bordi i Transparencës ka vendosur që nga dita e sotme, të ulë me 1 lek cmimin e naftës dhe gazit ndërsa benzina bie me 8 lekë.

 

Nafta do të shitet me 220 lekë/litri, benzina me 199 lekë/litri dhe gazi me 80 lekë/litri. Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta nga dita e sotme të shitet me 220 lekë/litri nga 221 lekë/litri ndonëse çmimi i naftës bruto në bursën ndërkombëtare ka zbritur në nivelin më të ulët me 94 dollarë/fuçia. Ndërsa benzina ka pësuar ulje prej 8 lekësh dhe nga sot do të tregtohet me 199 lekë/litër. Ndërsa çmimi i gazit, për herë të parë pas shumë muajsh, është ulur me vetëm 1 lek.

 

Ndonëse pritej që Bordi i Transparencës të reflektonte çmime shumë më të ulëta pasi edhe Konfindustria kërkoi që nafta të shitet nën 200 lekë/litri, ka vendosur që ndryshimi të bëhet me vetëm 1 lek.

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 220 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 208 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 199 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 187 lekë/litër.

 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet", njofton Bordi. Çmimet do të futen në fuqi nga ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

 

Nafta 221 lekë/litër  -  220 lekë/litër

Benzina  207 lekë/litër -  199 lekë/litër

Gazi  81  lekë/litër   -   80  lekë/litër

Burimi:/shqiptarja.com/


Më të lexuarat