Secondary Adv

Hapen 352 vende pune per Zgjedhjet vendore, ja pozicionet vakante

Për zgjedhjet vendore, që pritet të zhvillohen në mesin e vitit të ardhshëm, janë hapur vende pune të përkohshme për ata qytetarë të cilët i plotësojnë kriteret.

 

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut mori në shqyrtim propozimin e paraqitur nga KQZ, Ilirjan Celibashi për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që do të rekrutohet për realizimin e procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore të vitit 2023.

 

Gjithsej do të krijohen 352 vende pune me kohë jo të plotë që do të punësohen për realizimin e procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore të vitit 2023 dhe që do të asistojnë administratën e KQZ-së në këtë process.

 

Vendet e punës konsistojnë në sektor të ndryshëm si specialist pranë Komisionit të Ankimimit dhe Sanksioneve, specialist për sektorin e dekriminalizimit, specialist të kontrollit financiar, specialist për vëzhgimin e zgjedhjeve, jurist, redaktor, ekonomist, operator, punëtor logjistike, specialist magazine, specialist trajnimi etj.

 

Periudha e rekrutimit të punonjësve vijon nga 3 deri në 10 muaj. Propozimi i paraqitur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u miratua edhe nga Kuvendi në seancën plenare të së enjtes./Burimi: SCAN


Më të lexuarat