Secondary Adv

Cmimi i energjise ne bursa 50 per qind me lire, favorizon heqjen e fashes

Çmimi me të cilin Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka blerë energjinë në procedurat e fundit ka pësuar ulje të ndjeshme, në raport me muajt e verës.

 

Sipas të dhënave të publikuara nga KESH dhe të përpunuara nga TV SCAN tendenca në rënie ka nisur në muajin tetor, ku çmimet u ulën me gati 50%, në krahasim me blerjen e bëra gjatë muajit korrik dhe gusht.

 

Kjo tendencë çmimesh ka mbetur thuajse e pandryshuar deri më tani, ku të paktën të 9 tenderë të zhvilluar nga KESH çmimi mesatar me të cilin është siguruar energjia ka qenë 215 euro/mWh.

 

Ndërkaq, çmimi mesatar me të cilin është blerë energjia gjatë muajit nëntor ka qenë edhe më i ulët, duke arritur në rreth 200 euro/mWh, thuajse në të njëjtët nivele të çmimit, me të cilin u ble energjia në muajin maj të këtij viti.

 

Ndërkaq, për periudhën maj – nëntor, energjia ka kushtuar mesatraisht 325 euro/ mWh. Çmimi me të cilin blihet energjia nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka një rëndësi të veçantë, në drejtim të çmimit fundor të energjisë për konsumatorët familjarë.

 

Shpesh herë qeveria ka përdorur argumentin se çmimet e larta janë të papërballueshme, teksa bazuar mbi të dhënat e muajve të verës u kërkua rikthimi i tarfimit me 2 fasha dhe shtrenjtimi i energjisë së konsumuar mbi 800 kWh/muaj.

 

Ndërkohë, që sigurimi i energjisë me çmime më të favorshme, është një nga argumentet e përdorur nga deputetët e opozitës, për të mos rritur çmimin energjisë për konsumtaorët familjarë. Aktualisht, fasha është në fuqi për muajin dhjetor./Burimi: SCAN


Më të lexuarat