Secondary Adv

Cmimet e shportes 30 per qind me te larta, ndihma ekonomike nuk mjafton

Aktualisht niveli maksimal i ndihmës ekonomike është 6.850 lekë në muaj.

 

Por në ligj theksohet se personi mund të përfitojë bashkë me pagesën e ndihmës ekonomike edhe kompensime në vlerë për çdo pjesëtar të familjes që është i papunë si dhe shtesën familjare (2.5% – 5%) për fëmijët deri në moshën 18 vjeç, si dhe për të paaftët për punë.

 

Çfarë mund të blejë një person a një familje me këtë shumë qesharake që përfitojnë si ndihmë sociale? “Vetting” ka bërë një vëzhgim në terren për të parë se si kanë ndryshuar çmimet e produkteve të shportës nga janari deri në nëntor të këtij viti.

 

Nëse mbledhim çmimet e produkteve të shportës do të shohim se në janar të vitit 2022 kanë kushtuar 3.922 lekë të reja, ndërsa 10 muaj më pas po të njëjtat produkte kushtojnë 6.145 lekë.

 

Pra vetëm me një blerje një qytetar që merr 6.850 lekë ndihmë ekonomike i mbeten vetëm 705 lekë për të paguar energjinë elektrike, ujin dhe për të bërë blerje të produkteve të tjera bazë, pasi vetëm me një blerje të produkteve të shportës një person e ka të pamundur të jetojë në një muaj.

 

Ndërkohë një qytetar që merr 3 mijë lekë të vjetra vetëm me një blerje mund të blejë vetëm gjysmën e produkteve të shportës./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat