Secondary Adv

Investimet publike me performance te dobet, realizimi me i ulet se ne 2020

Ndërsa viti 2022 është duke u mbyllur, ecuria e punëve publike të financuara nga buxheti i shtetit ka qene e dobët.

 

Përgjatë 10 muajve, Janar-Tetor shpenzimet kapitale regjistrohen në 55.7 miliardë lekë apo 482 milionë euro.

 

Sipas analizës së SCAN TV, me rishikimin e dytë që i është buxhetit në muajin Korrik, për vitin 2022 shpenzimet kapitale janë planifikuar në një total prej 112.4 miliardë lekë apo 6  për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

 

Dhe ndërkohë që ka mbetur thuajse një muaj për të mbyllur këtë vit, realizimi i tyre është në nivelin 49.6 përqind, ndërsa nëse do ta llogarisim me buxhetin fillestar, kjo shifër shkon në 46.7 për qind.

 

Po ashtu po ta krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, llogariten 23.4 miliarë lekë më pak investime.

 

Shqetësues është gjithashtu fakti se realizimi i investimeve publike është më i ulët edhe se e njëjta periudhë e vitit 2020, i cili ishte vit pandemik dhe ku ekonomia pësoi “ngrirje” për një periudhë të gjatë kohe.

 

Sipas financave, një ndër shkaqet e ecurisë së dobët të investimeve publike, ka qenë kjo rritja e çmimeve për lëndët e para, ndërkohë që një pjesë e mirë e kontratave janë lidhur me preventive të çmimeve të mëparshme.

 

Për këtë arsye, qeveria vendosi në muajin Maj që të kompensojë rritjen e çmimimeve për disa produkte të caktuara në ndërtim deri në nivelin 30% për sa i përket kontratave aktuale të punëve pblike.

 

Masë kjo, që mesa duket sërish nuk ka dhënë efektin e duhur për të çuar përpara investimet. Dhe gjasat janë që fondi i pa disbursuar të mos arrijë të ezurohet në periudhën e mbetur./Burimi: SCAN


Më të lexuarat