Secondary Adv

Kushi thirrje studenteve: Aplikoni per bursa, ja deri kur eshte afati

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi u bëri thirrje sot studentëve pas mbledhjes së qeverisë që të aplikojnë për bursa studimi.

 

Ajo shpjegoi edhe tre kategoritë që përfitojnë, ata me mesatare 10, ata që kanë marrë një nga tre çmimet në olimpiada dhe studentët që kanë zgjedhur degët prioritare dhe që e kanë mesatare mbi 8.5.

 

“I bëj thirrje studenteve që të aplikojnë për bursa studimi. Është fjala për bursat e studimet që janë të barasvlershme me pagën minimale dhe janë parashikuar për ata studentë që plotësojnë 3 kritere kryesore.

 

Studentët që kanë mbaruar me të gjitha 10 dhe kanë marrë minimumi 9.5 në provimet e maturës, në secilin prej provimeve. Përfitojnë ata që pavarësisht mesatares kanë marrë një nga tre çmimet e para në olimpiadat ndërkombëtare.

 

Po kështu ajo që është më e rëndësishme ata studente që kanë zgjedhur të studiojnë në programet prioritare dhe me mesatare mbi 8.5. Pra ata që janë regjistruar për programet e mësuesisë, bujqësisë apo edhe turizmit.

 

Do ti ftoja studentët të përfitojnë këto bursa dhe përjashtim nga tarifat. Thirrja është e hapur deri në fund të janarit. Deri në 15 janar studentët marrin numrin e matrikulimit”, deklaroi Kushi./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat