Secondary Adv

Vendimi, Universitet mund te shnderrohen ne institucione te pavarura

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë me dije se universitet do të kenë mundësi të shndërrohen në institucione publike të pavarura për arsimin e lartë.

 

Kushi shpjegoi se është marrë vendimi i Këshillit të Ministrave, ku janë parashikuar të gjitha kriteret dhe procedurat për të kthyer një institucion në publik të pavarur, duke thënë se kjo formë do t’i ndihmojë universitetet për të rritur cilësinë, por edhe për kërkimin shkencor.

 

Ministrja shpjegoi se nëse universitetet do të aplikojnë për të marrë këtë formë, do të jenë jofitimprurëse.“Me vendimin që morëm sot do kemi edhe një formë të re të institucioneve që do jenë institucionet e arsimit të lartë publike të pavaruara.

 

Me vendimin e Këshillit të Ministrave kemi përcaktuar të gjitha kriteret por dhe të gjitha procedurat dhe dokumentacionet që duhen për ta transformuar.

 

Ky vendim që kemi marr sot jo vetëm që përmbush kuadrin ligjor por është në përputhje me strategjinë kombëtare për arsimin, por edhe i jep fleksibilitet për financat dhe kërkimin shkencor.

 

E kemi konsultuar këtë vendim edhe me përvojat në vendet e tjera. Me këtë vendim jo vetëm që e plotësuam kuadrin e arsimit të lartë, por për të rritur edhe cilësinë e arsimit të lartë.

 

Do jenë jo fitim prurëse. Kontribut për të pasur edhe më shumë fleksibilitet por edhe cilësinë”, tha Kushi./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat