Secondary Adv

OSSH kerkon te vijoje faturimin me vlera referuese edhe per 2023

OSSH kërkoi pranë ERE që aplikimi i vlerave referuese të faturimeve në rastet kur të dhënat janë të padisponueshme apo të paarritshme të zbatohet edhe në 2023.

 

Duke ju referuar aplikimit të kësaj metodologjie gjatë këtij viti sipas vendimit 28 të Entit, ku matja ka rezultuar më afër shifrës reale OSSH. Një metodologji më e hershme e miratuar nga ERE sipas OSSH ka rezultuar me një diferencë më të madhe mes situatës së konsumit real.

 

“Diferenca ndërmjet dy metodologjive vjen si pasojë e disa faktorëve; Së pari si rezultat i diferencës së konsumit të vitit 2020, si një vit gjatë të cilit prej emergjencës kombëtare të shkaktuar nga COVID-19, kishim një rënie të konsumit apo pamundësi leximi nga ana e OSSH Sh.a për një pjesë të konsumatorëve.

 

Së dyti si rezultat i rritjes se konsumit për periudhën pas emergjencës së pandemisë, vjeshtë-dimër 2020. Së treti, për kontratat e reja është aplikuar mesatarja e vitit të fundit, ndërkohë që me Vendimin Nr. 181 do të faturoheshin me konsum 0.

 

Së katërti kontratat të cilat nuk kanë patur një historik faturimi apo të cilat kanë patur më shumë se një vit të kaluar me konsum 0, duke përdorur metodologjinë e Vendimit Nr.28/2021, janë faturuar sipas mesatares se konsumit të vitit të fundit, që i afrohet edhe më shumë realitetit të sjelljes së këtyre konsumatorëve.

 

Referuar sa me sipër, si dhe duke qenë se ndryshimet e parashikuara në Vendimin Nr. 28/2021, i shtrijnë efektet juridike deri më 31 Dhjetor 2022, kërkojmë nga ana juaj, qe OSSH Sh.a të aplikojë të njëjtën metodologji për vlerat referuese zëvendësuese edhe gjatë vitit 2023” thuhet në kërkesën e OSSH.

 

Kërkesa i referohet vendimit 28 të datës 14.2.2022 për vlerat referuese ku thuhet se në rastet kur Furnizuesi merr dijeni nga OSSH se të dhënat e matjes janë përkohësisht të padisponueshme ose të paarritshme për një periudhë më të gjatë se një muaj, faturimi i energjisë elektrike do të bëhet me vlerë referuese.

 

“Kjo vlerë do të përllogaritet bazuar në të njëjtin konsum të muajit respektiv të vitit të mëparshëm. Periudha e faturimit sipas këtyre vlerave referuese nuk mund të zgjasë me shumë se tre muaj” thuhet në vendim.

 

I njëjti nënvizon se Furnizuesit të cilët lëshojnë faturë me vlerë referuese, të raportojnë në ERE periodikisht çdo 2 muaj, jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës të periudhës se raportimit,

 

në lidhje me gjetjet e tyre mbi këto modalitete faturimi duke përfshirë analizë krahasimore të ankesave të regjistruara përgjatë aplikimit, si dhe rezultatet e të dhënave reale të matjes.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/faturimi-i-energjise-me-vlera-referuese-ossh-kerkon-aplikimin-edhe-gjate-2023/


Më të lexuarat