Secondary Adv

AKSHI hap tenderin 5.3 milione euro per pajisje kompjuterike

Pajisjet kompjutetike për institucione publike dhe për AKSHI-n parashikohet t’i kushtojnë kësaj të fundit rreth 629 milionë lekë apo 5.3 milionë euro pa TVSH.

 

Të paktën kaq është fondi limit i procedurës më të fundit të prokurimit të shpallur në faqen e Agjencisë ë Prokurimit Publik. Sipas AKSHI afati i fundit për paraqitjen e ofertave është data 27 dhjetor 2022.

 

Tenderi është i ndarë në të paktën 8 lote ku në lotin e parë është kërkuar blerja e UPS me një fond limit prej 11.8 milionë lekë. Në lotin e dytë është kërkuar që të sigurohen skanera me një fond limit prej 13.8 milionë lekë.

 

Në lotin e tretë është kërkuar sigurimi i projektorëve me një fond limit 3.1 milionë lekë kurse në të katërtin fotokopje me një fond limit 55.6 milionë lekë.

 

Në lotin e pestë fondi limit është 42 milionë lekë dhe kërkohet që të sigurohen prinera, për swich dhe router janë parashikuar 3.2 milionë lekë kurse për kamera web, kufje me mikrofon 3.5 milionë lekë.

 

Pjesën e luanit në këtë procedurë e mban blerja e kompjuterëve që ka më vete një fond limit prej rreth 496 milionë lekë. Afati i marrëveshjes kuadër është 24 muaj. 

 

Lista e plotë e specifikave sipas loteve

Fondi limit/vlera e përafërt e kontratave në varësi të kërkesave/nevojave të institucioneve publike 628,955,732 lekë pa TVSH, ose 5,384,434 Euro pa TVSH të cilat do të financohen gjatë viteve 2023-2024 nga fondet e Buxhetit të Shtetit.

 

-Loti 1 – Blerje UPS fondi limit/vlera e përafërt e kontratave në varësi të kërkesave/nevojave të institucioneve publike 11,791,510 (njëmbëdhjetë milion e shtatëqind e nëntëdhjetë e një mijë e pesëqind e dhjetë) lekë pa TVSH ose 100,946 (njëqind mijë e nëntëqind e dyzetë e gjashtë) Euro pa TVSH.

 

Objekti i prokurimit përbëhet nga një artikull, çmimi për njësi është 14,612 (katërmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dymbëdhjetë) lekë pa TVSH.

 

-Loti 2 – Blerje Skanera fondi limit/vlera e përafërt e kontratave në varësi të kërkesave/nevojave të institucioneve publike 13,812,100 (trembëdhjetë milion e tetëqind e dymbëdhjetë mijë e njëqind) lekë pa TVSH ose 118,244 (njëqind e tetëmbëdhjetë mijë e dyqind e dyzetë e katër) Euro pa TVSH.

 

Objekti i prokurimit përbëhet nga disa artikuj, shumatorja e çmimeve për njësi është 443,356 (katërqind e dyzetë e tre mijë e treqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë pa TVSH.

 

-Loti 3 – Blerje Projektor fondi limit/vlera e përafërt e kontratave në varësi të kërkesave/nevojave të institucioneve publike 3,101,910 (tre milion e njëqind e një mijë e nëntëqind e dhjetë) lekë pa TVSH 26,555 (njëzetë e gjashtë mijë e pesëqind e pesëdhjetë e pesë) Euro pa TVSH.

 

Objekti i prokurimit përbëhet nga disa artikuj, shumatorja e çmimeve për njësi është 228,445 (dyqind e njëzetë e tetë mijë e katërqind e dyzetë e pesë) lekë pa TVSH.

 

-Loti 4- Blerje Fotokopje fondi limit/vlera e përafërt e kontratave në varësi të kërkesave/nevojave të institucioneve publike 55,601,656 (pesëdhjetë e pesë milion e gjashtëqind e një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë pa TVSH 476,001 (katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e një) Euro pa TVSH.

 

Objekti i prokurimit përbëhet nga disa artikuj, shumatorja e çmimeve për njësi është 2,264,524 (dy milion e dyqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e pesëqind e njëzetë e katër) lekë pa TVSH.

 

-Loti 5 – Blerje Printera fondi limit/vlera e përafërt e kontratave në varësi të kërkesave/nevojave të institucioneve publike 42,075,630 (dyzetë e dy milion e shtatëdhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e tridhjetë) lekë pa TVSH 360,206 (treqind e gjashtëdhjetë mijë e dyqind e gjashtë) Euro pa TVSH.

 

Objekti i prokurimit përbëhet nga disa artikuj, shumatorja e çmimeve për njësi është 276,428 (dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind e njëzetë e tetë) lekë pa TVSH.

 

-Loti 6 – Blerje Kompjutera fondi limit/vlera e përafërt e kontratave në varësi të kërkesave/nevojave të institucioneve publike 495,740,878 (katërqind e nëntëtëdhjetë e pesë milion e shtatëqind e dyzetë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH 4,243,993 (katër milion e dyqind e dyzetë e tre mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e tre) Euro pa TVSH.

 

Objekti i prokurimit përbëhet nga disa artikuj, shumatorja e çmimeve për njësi është 2,047,974 (dy milion e dyzetë e shtatë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e katër) lekë pa TVSH.

 

-Loti 7 – Blerje Sëitch, Router fondi limit/vlera e përafërt e kontratave në varësi të kërkesave/nevojave të institucioneve publike 3,298,450 (tre milion e dyqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e katërqind e pesëdhjetë) lekë pa TVSH 28,238 (njëzetë e tetë mijë e dyqind e tridhjetë e tetë) Euro pa TVSH.

 

Objekti i prokurimit përbëhet nga disa artikuj, shumatorja e çmimeve për njësi është 774,031(shtatëqind e shtatëdhjetë e katër mijë e tridhjetë e një) lekë pa TVSH.

 

-Loti 8 – Blerje Kamera web-i, kufje me mikrofon për kompjutera fondi limit/vlera e përafërt e kontratave në varësi të kërkesave/nevojave të institucioneve publike 3,533,598 (tre milion e pesëqind e tridhjetë e tre mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH 30,251 (tridhjetë mijë e dyqind e pesëdhjetë e një) Euro pa TVSH.

 

Objekti i prokurimit përbëhet nga disa artikuj, shumatorja e çmimeve për njësi është 25,197 (njëzetë e pesë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSH./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/tender-5-3-milione-euro-per-pajisje-kompjuterike-per-akshi-n-dhe-institucionet-e-tjera/


Më të lexuarat