ISHTI ndeshkon 26 subjekte te karburanteve, abuzuan me cilesine
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial për periudhën dhjetor 2015 ka gjobitur 26 subjekte të pikave të tregtimit me pakicë të karburanteve, nga të cilat 12 për mungesë dokumentacioni dhe 9 të tjera për tregtim jashtë standardeve dhe nivelet e larta të squfurit. Burimet zyrtare të institucionit pohojnë se gjithashtu janë kryer 4 akt bllokime dhe është bërë 1 propozim për heqje licence.
Masat administrative kanë përfshirë emra të njohur në fushën e tregtimit me pakicë dhe shumicë të hidrokarbureve. Everest Oil sha u gjobit me 2 milionë lekë për përmbajtje të squfurit jashtë normave të lejuara. Vetëm përgjatë dhjetorit Everest në tre pika pakice ka marrë gjoba në vlerën e 6 milionë lekëve.Kompanitë e tjera të shitjes me pakicë të karburanteve janë penalizuar edhe për shkak të dokumentacionit por edhe ngarkesës tej normave me squfur. Një nga kompanitë e penalizuara FIT MEK OIL SHA ushtron aktivitetin përgjatë autostradës, Tiranë –Durrës dhe të tjerat në rrethe të tjera të vendit.ISHTI është nga të paktat inspektorate në vend që publikon emrat e subjekteve të penalizuara që dalin me shkelje gjatë kontrolleve rutinë.