Secondary Adv

Ministrja e Arsimit njofton: 6 dhjetori nuk eshte pushim per shkollat

Ministrja e Arsimit ka deklaruar se në 6 Dhjetor mësimi në shkollat e Tiranës do zhvillohet normalisht.

 

Kushi shkroi se s’ka arsye për të ndaluar procesin mësimor për shkak të vizitës së liderëve evropianë, ndërsa u bëri thirrje mësuesve që ta shfrytëzojnë këtë ditë kaq të veçantë për të ndarë me nxënësit opinionet për rrugëtimin e vështirë evropian të atdheut tonë.

 

Postimi i plotë:

E detyruar nga pyetja e vazhdueshme “A do jenë pushim shkollat në datën 6?” po e ripërsëris se ditën e martë, datë 6 dhjetor, mësimi do të vijojë normalisht në të gjitha shkollat e Tiranës.

 

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe historike për Shqipërinë. Për herë të parë, të gjithë liderët e BE mblidhen në një vend jashtë BE-së për një samit të Këshillit Evropian.

 

Ky është nder dhe vlerësim i madh për vendin tonë, por s’ka arsye për të ndaluar procesin mësimor. Madje i ftoj të gjithë mësuesit, në të gjithë vendin, që ta shfrytëzojnë këtë ditë kaq të veçantë për të ndarë me nxënësit opinionet për rrugëtimin e vështirë evropian të atdheut tonë.

 

Ndjesë për të gjithë ata që mund të jenë keqinformuar nga media të ndryshme, rrjetet sociale apo burime të tjera jozyrtare dhe mësim të mbarë!/Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat