Secondary Adv

KFOR refuzon kerkesen e Serbise per kthimin e ushtrise ne veri

Në përgjigje të Presidentit Vuçiç, KFOR i ka refuzuar kërkesën për kthimin e një mijë trupave serbe në Kosovë.

 

Vuçiç ka bërë publike përgjigjen e marrë duke thënë se KFOR beson që nuk ka nevojë për trupa serbe në Kosovë. Vuçiç ka thënë se KFOR-i beson që nuk ka nevojë për kthimin e trupave serbe në Kosovë.

 

Më tej ai shtoi se KFOR-i nuk ishte bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit sa i përket rolit të saj - në bazë të cilës (siç pretendonte Serbia) ishte përpiluar edhe kërkesa). “Nuk mendoj se shumë njerëz pyesin për përgjigjen, më duket se të gjithë e dinim dhe e prisnim këtë përgjigje.

 

Në letrën e tyre të përpiluar me kujdes drejtuar Qeverisë së Serbisë, e më pas përmes kabinetit ushtarak edhe me të cilin jam njohur, janë përgjigjur se nuk ka nevojë për kthimin e ushtrisë serbe dhe forcave të armatosura të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, duke iu referuar Rezolutës 1244 ku theksojnë rolin e tyre, por nuk kanë bërë thirrje për pjesën e Rezolutës ku lejohet,” - shtoi Vuçiç në deklaratën e tij.

 

Ushtria e Serbisë, natën mes 15 dhe 16 Dhjetorit të vitit të kaluar, i ka dërguar një e-mail zyrës së KFOR-it, me kërkesë për dërgimin e deri në 1000 pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

 

Serbia ka marrë vendimin lidhur me dërgimin e pjesëtarëve të forcave të sigurisë si reagim ndaj, siç pretendojnë autoritetet në Beograd, pranisë së shtuar të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës.

 

Beogradi zyrtar, në adresimin e kësaj kërkese, i referohet Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të vitit 1999. Dërgimi i kërkesës ndodhi në ditët kur u shtuan tensionet në veri të Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, gjë që Beogradi zyrtar e refuzon.

 

Përfaqësues të komunitetit serb u larguan nga institucionet e Kosovës, përfshirë policinë. Më 8 Dhjetor, autoritetet e Kosovës vendosën të dërgojnë forcat e Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, ku serbët përbëjnë popullatën shumicë.

 

Më pas, më 10 dhjetor, grupe të serbëve bllokuan rrugët duke penguar qarkullimin drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Barrikadat u vendosën pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-policin serb Dejan Pantiq, me dyshimin se ishte i përfshirë në një sulm ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

Autoritetet e Kosovës u përpoqën të organizojnë zgjedhje lokale në veri të Kosovës si kundërpërgjigje ndaj vendimit të përfaqësuesve të serbëve atje për t’u larguar nga institucionet e Kosovës.

 

Heqja e barrikadave filloi më 29 dhjetor të vitit të kaluar dhe më 5 janar KFOR-i largoi automjetet e fundit që bllokonin rrugët në veri të Kosovës./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat