Secondary Adv

Sektori i automjeteve nuk njeh krize ne Kosove, 300 mln euro importe ne 2022

GAP, instituti për Hulumtime, ka publikuar renditjen e 10 kategorive të produkteve më të importuara dhe eksportuara gjatë vitit 2022 në Kosovë.

 

Në këto të dhëna si importe kryesore vazhdojnë të mbeten produktet e naftës dhe vajrave që kanë arritur shifrën e importit deri në 687 milionë euro. Në vendin e dytë me vlerë prej 300 milionë eurosh janë importet e automjeteve.

 

Sipas GAP në vend është importuar energji elektrike në vlerën prej 218 milionë euro. Ndërsa tek produktet që janë eksportuar më shumë gjatë vitit 2022 kryesojnë dyshekët në vlerën prej 130 milionë euro, që shënojnë rritje prej 15% më shumë se në vitin 2021.

 

Po ashtu produktet si dyer dhe dritare janë eksportuar në vlerën e 68 milionë eurove ndërsa energjia elektrike në 68 milionë euro.

 

Në total për një vit Kosova ka importuar mallra në vlerën e 5.6 miliardë eurove dhe ka eksportuar mallra në vlerë prej 869 milionë eurosh./Burimi: SCAN


Më të lexuarat