Secondary Adv

Rritet vlera e takses se prones ne Prishtine, qytetaret kunder

Komuna e Prishtinës njofton se ngritja e çmimit të Tatimit në Pronë është bërë nga Ministria e Financave.

 

Sipas njoftimit, përcaktimi i shumave të faturave është nuk është bërë nga komuna. “Gjatë ditëve të fundit kemi pranuar shumë reagime rreth ngritjes së çmimeve të Tatimit në Pronë, e cila i është atribuuar Komunës së Prishtinës.

 

E kuptojmë plotësisht shqetësimin tuaj, por me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve rreth këtij procesi, ju informojmë se autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit është Ministria e Financave e cila përcakton zonat e vlerave, nivelet e vlerave dhe vlerën e vlerësuar të pronave të paluajtshme që janë brenda territorit të komunave”, thekson komuna, përcjell Telegrafi.

 

“Vlerësimi i pronave të paluajtshme kryhet në përputhje me rregullat dhe procedurat e parashikuara në këtë Ligj dhe në aktin nënligjor që nxjerr Ministria e Financave për kategoritë e vlerave, metodat dhe modelet e vlerësimit”, vijon njoftimi.

 

“Komuna e Prishtinës, nuk e ka bërë përcaktimin e shumave në faturat e qytetarëve për vitin tatimor 2023”, përfundon reagimi. Dhjetëra qytetarë kanë reaguar në rrjetet sociale duke e quajtur si vendim absurd./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat