Secondary Adv

Serbia refuzon serish te vendose sanksione ndaj Rusise

Serbia sërish është i vetmi vend kandidat për anëtarësim në BE që nuk respektoi vendimet e reja të Këshillit të BE në lidhje me masat ndëshkuese ndaj Rusisë.

 

Këtë e ka bërë të ditur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, raporton ewb. Në njoftim thuhet se Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina kanë respektuar pesë vendimet e Këshillit të BE-së në lidhje me sanksionet kundër Rusisë.

 

“Ato vende do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me vendimet e Këshillit dhe BE-së”, pohoi zyrtari evropian. Kujtojmë se Kosova, e cila kohë më parë ka aplikuar për anëtarësim në BE, ka respektuar vendimet e BE-së në raport me Rusinë.

 

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat