Secondary Adv

Bordi rrit cmimin e naftes, ja sa do te shitet nga sot

Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e naftës, ku nga sot do të tregtohet me 210 lekë për litër.

 

Janë publikuar çmimet e reja të vendosura nga Bordi i Transparencës për naftën, benzinën dhe gazin. Duke nisur nga sot ora 18:00 nafta do të kushtojë 2 lekë më shumë, pra nga 208 lekë që ishte do të shitet me 210 lekë për litër.

 

Rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës! Nga 189 lekë që ishte më parë, do të shitet me 192 lekë për litër. Ulje ka pësuar vetëm çmimi i gazit, i cili do të shitet me 69 lekë për litër, nga 71 lekë që ishte më parë.

 

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 24.01.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 892, +50 nga data 16.01.2023, $/ Ton,

 

ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 978, +41 nga data 16.01.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 107. 56 (-0.43 nga data 16.01.2023).

 

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.

 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër.

 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 116 lekë/litër.

 

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 25 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

 

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.’- njofton bordi./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat