Secondary Adv

Perzgjedhja dhe monitorimi i koncesioneve, shtrengohen kushtet per kompanite

Akuzat kundrejt qeverisë lidhur me shpërdorimin e pasurive publike përmes dhënies së tyre me koncesion, kanë nxitur qeverinë të fokusohet më shumë në këtë drejtim.

 

Në draft strategjinë e reformave ekonomike 2023-2025, thuhet se me qëllim forcimin e kapaciteteve të qeverisë për vlerësimin e projekteve të investimeve publike,

 

ka nisur puna për hartimin e një VKM-je të re e cila pritet të finalizohet në gjysmën e parë të këtij viti dhe synon të përfshijë opsionin e financimit të PPP-së si seksion të veçantë në fazën e dorëzimit të Formularit te Propozimit të Projektit, si dhe në studimin e fizibilitetit;

 

Përfshirjen e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social si pjesë e fazës së dorëzimit të Formularit te Propozimit të Projektit, si dhe në studimin e fizibilitetit; 

 

Forcimin e procedurave për moslejimin e fragmentimit të projekteve; si dhe detyrim fondesh, jo vetëm në vitin e parë siç është në Ligjin Organik të Buxhetit (LOB) 20%, por të paktën për vitin e dytë dhe të tretë, shuma prej të paktën 30%.

 

Po ashtu, ndryshimet do të përcaktojnë kuadrin rregullator dhe metodologjik për përgatitjen, miratimin, përditësimin, monitorimin dhe zbatimin e procedurave të Menaxhimit të Investimeve Publike (MIP) dhe procedurave të Listës Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare.

 

Ndër aktivitetet e planifikuara përgjatë këtij viti, vendoset theksi tek plotësimi i bazës së plotë të të dhënave të kontratave të monitoruara ndjekja e procesit të monitorimit të kontratave të koncesionit/PPP.

 

Ndërsa përgjatë vitit 2024- 2025, fokusi do të jetë tek Forcimi/zhvillimi i kapaciteteve nëpër institucionet qeveritare për monitorimin e kontratave koncesionare/PPP; Konsolidimi dhe përmirësimi i metodologjisë së vlerësimit të projekteve të reja koncesionare/PPP;

 

Forcimi i roleve të autoriteteve kontraktore në përcaktimin e procedurave që zgjidhen për kontratat publike, për të vlerësuar se cilat procedura maksimizojnë “vlerën më të mirë për paranë” dhe “vlerën për njerëzit”.

 

Krijimi i mekanizmave efikasë në lidhje me monitorimin e kontratave koncesionare/PPP, në mënyrë që rreziqet e palëve kontraktuese, me fokus të shtuar tek autoritetet kontraktore, të jenë sa më të ulëta për të siguruar përfitimin dhe dobinë më të madhe të këtyre kontratave./Burimi: SCAN


Më të lexuarat