Secondary Adv

Shtrenjtohen apartamentet ne Vlore, te huajt rrisin kerkesen

Në Vlorë është shtuar interesi të huajve për investime në tregun e pronave.

 

Ky fillim viti pason situatën e vitit të kaluar sipas agjentëve imobiliarë, teksa qyteti bregdetar regjistron kërkesa për blerje apartamentesh. Zona më e preferuar mbetet Lungomarja, ndërsa kërkuesit janë kryesisht nga vendet e lindjes, përfshirë Rusinë, Ukainën dhe Poloninë e Bjellorusionë.

 

Në Vlorë është shtuar interesi i qytetarëve të huaj për të investuar në tregun e pronave. Rritja e interesit ka bërë që çmimet pothuajse të dyfishohen në zonat më të lakmuara të qytetit bregdetar.

 

"Çmimet janë rritur dyfish. Në zonën e Skelës çmimi është 1000 €/m2. Këtu flasim për ndërtime të përfunduara pasi ndërtimet e reja janë akoma më shumë.

 

Shkak është dhe rritja e çmimeve të materialeve të ndërtimit që variojnë  nga 1200-1300 €/m2 ku sapo ka filluar ndërtimi. Pjesa e Lungomares është më e shtrenjta, janë diku tek 1500 €/m2," tha eksperti.

 

Zonat e qendrës, dhe ato që janë pranë bregut të detit janë më të preferuar për të investuar. "Skela dhe Lungomarja janë ata që kanë më shumë kërkesë," tha ai.

 

Agjendi imobiliar Alvaro Dalipi thotë se shtetasit që po synojnë kryesisht Vlorën janë nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia. "Interes të madh ka nga turistët rus, bjellorus dhe ukrainas për shkak të situatës që është atje, por ka shumë dhe italianë dhe polakë," tha ai.

 

Duke parë zhvillimet e fundit dhe rritjen e interesit për të investuar në prona ekspertët paralajmërojnë rritje të tjera të çmimeve këtë vit./Burimi: Oranews.al


Më të lexuarat