Secondary Adv

Me 10 mars mbahet ankandi 30 mln i letrave me vlere ne Kosove

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 10 mars 2023 do të mbahet ankandi i dytë për vitin 2023.

 

Në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet dyvjeçar në shumën prej 30 milionë euro.

 

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 2 vjet  dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

 

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/me-10-mars-mbahet-ankandi-30-milionesh-i-letrave-me-vlere/


Më të lexuarat