Secondary Adv

Perkeqesimi i motit, anulohet lundrimi i trageteve drejt Barit

Është anuluar lundrimi i trageteve drejt Portit të Barit dhe anasjelltas.

 

Shkak për këtë është bërë përkeqësimi i motit. Ndërkohë, trageti i linjës Durrës-Ankona, do të vijojë normalisht lundrimit mbrëmjen e sotme.

 

Njoftimi:

Në bazë të parashikimit të Kapintenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën hidrometeorologjike në Rajonin e Adriatikut, pritet përkeqësim i motit në orët në vijim dhe forca e detit do të shkojë deri në 7bft.

 

Referuar dhe komunikimeve me autoritet detare italiane dhe situatës më të përkeqësuar në krahun tjetër të Adriatikut, do të anulohet lundrimi i trageteve nga/drejt Portit të Barit, të cilët ishin parashikuar për lundrim nga/drejt Portit të Durrësit mbrëmjen e sotme.

 

Ndërkohë, trageti i linjës Durrës-Ankona, do të vijojë normalisht lundrimit mbrëmjen e sotme(nisja ora 19:00)./Burimi:abcnews.al


Më të lexuarat