Borrell: Vleresojme progresin, Shqiperia heq dore nga pasaportat e arta
Këtë të enjte në Tiranë u zhvillua mbledhja e Këshillit të Stabilizim Asocimit mes BE dhe Shqipërisë.
Ndërkohë në Kryesinë e Kuvendit po mbahet takim i Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, ku i pranishëm është edhe Várhelyi, i cili do të mbajë një fjalim. Shefi i Diplomacisë së BE u shpreh se tashmë ka një dakordësi për t'u tërhequr nga pasaportat e arta.
‘Pasaportat e arta’, parashikonin dhënien e pasaportës shqiptare për shtetas të huaj dhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri. Shefi i Diplomacisë së BE, Josep Borrell ka shprehur se Shqipëria ka bërë progres për anëtarësimi me BE.
Ai tha se tashmë ka një dakordësi me Ramën që skema e pasaportave të arta nuk do të ecë më tej. “Është vizita ime e tretë në Shqipëri si përfaqësues i BE por sot është moment historik për marrëdhëniet tona.
Sot jemi këtu për t’i treguar popullit shqiptar që BE është më pranë jush si vend kandidat për BE. E përdorin këshillin e stabilizim asociimit për marrëdhëniet mes BE dhe Shqipërinë.
Shqyrtojmë çfarë është bërë, ku ka nevojë për përpjekje dhe çfarë mund t bëjmë. Ne shohim dhe mirëpresim drejtimin strategjik të qarë të Shqipërisë në BE. Po punojmë për anëtarësimin e Shqipërisë në të gjitha fushat.
Dua të pranoj dhe të vlerësoj se ky vend ka treguar pjekuri në të gjitha reformat, sidomos në drejtësi e cila ka ecur përpara. Institucionet shqiptare duhet të përshpejtojnë reformat.
Patëm mundësi të mirëpresim vendimin e kryeministrit që nuk do të bëhet miratimi i pasaportave të arta.”- tha Borrell./Burimi: Shqiptarja.com