Secondary Adv

Mali i Zi do te mbaje ne qershor zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Malin e Zi do të mbahen më 11 qershor.

 

Presidenti Milo Gjukanoviç njoftoi datën përmes një konference për mediat në Podgoricë. “Neni 92 paragrafi 3 nxjerr dekret për shpërndarjen e parlamentit. Duke zbatuar nenin 92, paragrafin 5, mora vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për 11 qershor”, theksoi Gjukanoviç gjatë fjalës së tij, shkruan Vijesti.

 

Gjukanoviç, i pyetur nga gazetarët për vendimin e tij për shpërndarjen e parlamentit, tha se i është referuar Kushtetutës. Qeveria aktuale e Dritan Abazoviçit para shtatë muajsh u rrëzua nga një mocion mosbesimi.

 

Ekzekutivi u rrëzua pasi Abazoviç nënshkroi Marrëveshjen Bazë me Kishën Ortodokse Serbe në gusht të vitit 2022. Zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi u mbajtën më 30 gusht të vitit 2020.

 

Zgjedhjet e reja që do të shpallen do të jenë të gjashtat që Mali i Zi ka mbajtur që nga pavarësia më 2006./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat