Secondary Adv

Mbi 21 mije familje ne Kosove jetojne me asistence sociale

Gjatë muajit prill të këtij viti, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21 mijë e 127 familje me gjithsej 83 mijë 811 anëtarë.

 

Ndërsa, komuna e Mitrovicës vazhdon të jetë komuna me më së shumti familje nën asisitencë sociale. Në muajin prill nga kjo komunë janë evidentuar 2 mijë e 76 familje nën asistencë sociale, ani se ka një rënie të lehtë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

 

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, nga skema e pensioneve bazike të moshës janë 143 mijë 522 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 48 mijë e 625 përfitues;

 

nga skema për veteranët e luftës janë 36 mijë e 780 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18 mijë e 94 përfitues.

 

Po ashtu nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 mijë e 8 përfitues, nga skema për pensionet familjare janë 3 mijë e 163 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 mijë e 763 përfitues;

 

nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 mbi 831 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 1 mijë e 599 përfitues;

 

nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) janë 1 mijë 291 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 720 dhe nga skema për pensionet invalidore janë 55 përfitues.

 

Sipas raportit të ASK-së për Statistikat e Mirëqenies Sociale, gjatë muajit prill 2023 janë braktisur 3 fëmijë./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/ne-kosove-mbi-21-mije-familje-jetojne-me-asistence-sociale/


Më të lexuarat