Secondary Adv

50 per qind e lejeve minerare ne 3 qarqe, kryeson Dibra me 121 leje

Gati 50% e lejeve minerare janë të përqëndruara në 3 qarqe të vendit e më konkretisht në Dibër, Kukës dhe Berat.

 

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, në Dibër numërohen 121 leje apo 22% e totalit, në Kukës 16% dhe në Berat 11% e totalit prej 587 lejesh.

 

Ndërkaq, pjesa tjetër ndahet mes 9 qarqeve, ku në fund renditet Fieri me 2% të lejeve minerare, që ushtrojnë aktivitetin në këtë territor. Por, ndonëse janë të pasura me burime natyrore bashkitë e qarqeve përfitojnë pak nga këto pasuri.

 

Kjo pasi sipas legjislacionit në fuqi vetëm 5% e rentës minerare duhet t’iu transferohet bashkive ku ushtrojnë aktivitetin kompanitë minerare, ndërkohë që pjesa tjetër shkon në buxhetin e shtetit.

 

Në fakt, shpesh herë është kërkuar që masa e transfertës të rritet e të shkojë në 25%, sikurse ka qenë shumë vite më parë, ndërkohë që projektligjet janë diskutuar edhe në parlament, por asnjëherë nuk janë finalizuar.

 

Renta minerare është një taksë e cila mbidhet nga shteti nga bizneset që shfrytëzojnë burimet natyrore.

 

Ndërkohë që, sipas legjislacionit në fuqi, vlera e transferuar pranë bashkive ku shfrytëzohen këto burime, ka si qëllim kryerjen e investimeve për komunitetin, duke përmirësuar jetesën e banorëve që jetojnë në këto zona.

 

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financve dhe Eknomisë, në 6-mujorin e parë të këtij viti buxheti i shtetit arkëtoi 1.5 mld lekë nga taksa e rentës minerare në eksport./Burimi: Scan


Më të lexuarat