Udhehoqi sulmin ne veri te Kosoves, arrestohet ne Serbi Milan Radoicic
Udhëheqësi i sulmeve në veri, Milan Radoiçiç është vënë në pranga nga policia e Serbisë për 48 orë.
Lajmi u bë i ditur nga media serbe b92 ku citohet vendimi i Ministrisë së Brendshme të Serbisë lidhur me arrestimin e nënkryetarit të Listës Serbe.
Milan Radoiçiç pranoi 4 ditë pas sulmit në veri se udhëhoqi sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit ndërsa dha dorëheqjen si nënkryetari i Listës Serbe.
Radoiçiç pranoi se bëri të gjitha përgatitjet logjistike me 5 mln euro armatime që u sekuestruan nga policia e Kosovës me argumentin se po trimëronte popullin serb nga regjimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Radoiçiç tha se i ndërrmori këti vendime, pa dijeninë e strukturave qeveritare serbe apo atyre politike lokale në veri të Kosovës.
Të premten e 29 shtatorit, policia e Kosovës zbarkoi në vilën e Millan Radoiçiçit. Në garazhin e një lokali të tij janë konfiskuar disa makina luksoze, dy prej tyre me targa serbe, një pa targë.
‘Betimi për Drejtësi’ u quajt aksioni në 3 komunat e veriut për çmontimin e bazave të grupit të armatosur serb.
Radoiçiç arrestohet në Serbi, Kosova ende pa kërkesë për ekstradim
Kosova ende nuk e ka gati një kërkesë për ekstradimin e kriminelit Milan Radoiçiç.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se autoritetet e Kosovës do të kërkojnë ekstradimin e Radoiçiqit dhe të të gjithë të përfshirëve në sulmin në Banjskë.
Radoiçiç do të mund të ekstradohej nëse Serbia do ta njihte Kosovën si shtet sovran dhe do të kishte marrëveshje ekstradimi me të. Serbia po zhvillon një hetim paralel të sulmit në Banjskë.
Protagonizmi i Radoiçiçit në sulmet në veri të Kosovës u zbulua nga një video të publikuar nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla. Në video dukej qartazi, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Rajdoçiç i cili orkestronte sulmet në veri të Kosovës.
Nga pamjet evidentohet se serbët kishin ardhur për sulm dhe ishin super të armatosur. Sapo vërejnë që janë duke u filmuar me dron, Rajdoçiç ua bën me shenjë terroristëve të futen brenda në Manastir.
Të dielën e zezë të 24 shtatorit u vra nga kriminelët serbë, efektivi në krye të detyrës Afrim Bunjaku si dhe u plagosën 2 policë të tjerë.
Pasi vranë efektivin, serbët u ngujuan prej më shumë se 8 orësh në Mansitirin e Banjskës në Zveçan ku shkëmbyen zjarr me efektivët e Policisë së Kosovës. Nga ky shkëmbim, vdiqën 4 serbë ndërsa u arrestuan 6 serbë.
Sveçla bëri të ditur edhe sasitë e frikshme të armatimeve që serbët kishin futur në territorin e Republikës së Kosovës. Kosova akuzon Serbinë se ka financuar grupin kriminal ndërsa Vuçiç e mohon e thotë se fajtor është Albin Kurti./Burimi: Shqiptarja.com