Secondary Adv

Dyfishohen net-qendrimet e turisteve ne shtator

Ecuria pozitive e turizmit ka vijuar dhe gjatë muajit shtator.

 

INSTAT raporton se net-qëndrimet e rezidentëve vendas në strukturat akomoduese janë dyfishuar, ndërsa net-qëndrimi i të huajve është rritur me 81%, teksa janë shtuar ndjeshëm dhe vizitorët.

 

Hotelet kanë pasur më shumë punë, teksa është rritur dhe norma e shfrytëzimit të dhomave. Jugu ka tërhequr më shumë turistë, por rritja më e lartë e netëqëndrimeve është konstatuar në zonën e Veriut (Dibër; Durrës; Kukës; Lezhë; Shkodër).

 

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 70,1 %, në krahasim me Shtator 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

 

• numri i vizitorëve rezident është rritur me 60,3 %;

• numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 76,0 %.

Numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 87,8 %, në krahasim me Shtator 2022.

 

Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

• numri i net-qëndrimeve nga rezident është rritur me 2 herë;

• numri i net-qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 81,3 %

 

Rriten ne 70% vizitorët

Gjatë muajit Shtator 2023, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 70,1 %, krahasuar me Shtator 2022. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 2,2 herë.

 

Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 93,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 67,6 %

 

Në muajin Shtator 2023, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:

• sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (36,7 %);

• sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (63,0 %);

• sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (91,5 %).

 

Rriten netëqëndrimet në Veri

Gjatë muajit Shtator 2023, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 87,8 %, në krahasim me muajin Shtator 2022.

 

Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 3 herë.

 

Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 80,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 76,1 %.

 

Në muajin Shtator 2023, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:

• sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (37,5 %);

• sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (75,8 %);

• sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92,4 %).

 

Rritet ndjeshëm norma e shfrytëzimit të dhomave

Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.

 

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 32,4 %, kundrejt 23,0 % që ishte në muajin Shtator 2022.

 

Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 37,0 %, kundrejt 22,9 % që ishte në muajin Shtator 2022./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/dyfishohen-net-qendrimet-e-turisteve-ne-shtator/


Më të lexuarat