Secondary Adv

Britania dyfishon ndihmen per palestinezet, Sunak: Situata po perkeqesohet

Britania ka dyfishuar ndihmën e saj për palestinezët, ka njoftuar kryeministri, teksa kërkon që vuajtja e civilëve të pafajshëm t'i jepet fund.  

 

Vendi tashmë ka krijuar një paketë financimi për të ofruar ushqim, ujë, kujdes shëndetësor dhe strehim për njerëzit në Gaza dhe Rishi Sunak nuk specifikoi se për çfarë do të shpenzohen 30 milionë paund shtesë. 

 

"Ne e kemi të qartë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Ai është sulmuar në mënyrën më brutale të mundshme nga një armik që fshihet në spitale", tha Sunak, raporton Sky News.

 

Ai e bëri njoftimin në hapjen e Samitit Global të Sigurisë Ushqimore në Londër, duke thënë se situata në Gaza po përkeqësohet dhe nevojitet akses humanitar./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat